-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I refuzoi takimin! Rama: Albin, edhe hasmit i hapet dera

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama e nisi turit në Ballkan nga Shkupi. Ai tha se bisedoi me homologun e tij Dimitar Kovacevski për Procesin e Berlinit, situatën në Ballkan dhe bashkëpunimin me BE-në. Më tej, ai njoftoi se do të ketë një tjetër samit informal të liderëve të BE-së në Tiranë pas atij të vitit të kaluar.

Është një kohë kur është bërë shumë e qartë për të gjithë ne se hendeku mes vendeve anëtare dhe vendeve tona në aspektin e mbështetjes financiare është i pa krahasueshëm me nevojën tonë dhe domosdoshmërinë që Europa të jetë më kompakte.

Kjo është arsyeja që kur nisëm negociatat me BE-në kemi filluar që të shtyjmë me këtë drejtim duke bashkëpunuar me njëri tjetrin, në mënyrë të posaçme me Maqedoninë. Së shpejti do të kemi një takim tjetër informal, do të jenë prezent edhe miq nga BE për të diskutuar konkretisht mbi planin, që na duhet dhe e meritojmë” tha Rama.

Për Albin Kurtin që i ka refuzuar takimin kishte një mesazh. “Më lini ta trajtojmë mes shqiptarësh kur të shkoj. Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin, që kur të vjen në shtëpi edhe hasmi i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur të mbarojë fjalën” tha ai.

Gazetarët e pyetën edhe për kryetarin e Lëvizjes BESA që ka deklaruar se nuk do ta takojë. “Ky quhet refuzim preventiv, pasi unë nuk i kam kërkuar takim. Kryetari i komunës është djalë i mirë, nuk do ta hiqja nga punët e komunës për punët e NATO-s” Rama me batutë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit