-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk u prit nga Kurti, Rama: Nuk mund ta interpretoj qëndrimin e tij, pyesni Albinin

Kryesoret

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për Klan Kosova mbrëmjen e sotme ka komentuar Procesin e Berlinit dhe samitin e NATO-s.

“Është shumë e rëndësishme që në përgatitjen e këtij samiti të ndërtojmë një pozicion të përbashkët dhe për të formëzuar një qëndrim të përbashkët. Procesi i Berlinit udhqëhiqet nga Gjermani dhe e dimë shumë mirë se çfarë roli ka Gjermania në BE.

Kosova ka nevojë sot më shumë se kurrë për të folur konkretisht për atë që duhet të jetë e ardhmja jonë e përbashkët.

Nga ana tjetër ka një samit të NATO-s dhe në NATO është e pashmangshme që të trajtohet dhe kjo temë e befasishme por reale dhe konkrete që vjen si një temë e kërcënimit të sigurisë si pasojë e atyre gjërave që po ndodhin në veriun e Kosovës.

Ne kemi marrë përsipër të përgatisim një raport për gjithë anëtarët e NATO-s,” tha Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi të takonte kryeministrin e Shqipërisë. Lidhur me këtë Rama tha se nuk mund ta interpretojë qëndrimin e tij.

“Për këtë duhet të pyesni Albinin, nuk mund të interpreton qëndrimin e tij. Gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit takohen, të flasin, për më tëpër kur kanë qëndrime të ndryshme.

Duke u takuar dhe duke folur mbase kuptojnë më mirë qëndrimin e njëri-tjetrit. Unë jam përpjekur të komunikoj por ka qenë e vështirë,” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit