-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Për të kryer krime”, Petkoviç: Policia e Kurtit rihyri në territorin serb

Kryesoret

Drejtori i të ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç është shprehur ditën e sotme se në territorin serb ka kaluar një makinë e policisë së Kosovës.

“Kjo është një konferencë për t’ju paraqitur dëshmi të pakundërshtueshme që edhe një herë tregojnë se si Albin Kurti dhe Prishtina shkelin brutalisht rezolutën 1244 dhe marrëveshjen ushtarako-teknike.

Ne do të shfaqim një video që tregon se si policia e Kurtit rihyri në territorin e Serbisë qendrore dhe kjo është 500 metra nga vija administrative, ata nuk kanë çfarë të kërkojnë në territorin e Serbisë qendrore dhe kanë hyrë me automjetin e tyre policor të armatosur deri në dhëmbë”, ka pretenduar Petkoviç pa ofruar asnjë fakt.

Petkoviq më tej ka shtuar se policët u futën në territorin serb për të bërë krime.

“Çfarë do të kishte ndodhur po të mos i kishte parë policia jonë, do të kishin shkuar në drejtim të fshatit Breznicë për të kryer krime.

Nuk kanë çfarë të kërkojnë në Serbinë qendrore, ashtu siç nuk kanë pasur çfarë të kërkojnë më 14 qershor.

Pas kësaj, shoferi i furgonit me vetëparaqitur në stacion policor dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur, ka thënë se pjesëtarët e policisë së KS kanë filluar ta ndjekin pasi kishte targa të Bujanocit pa stikera”, tha Petkoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit