-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i “HRW”: Ukraina dhe Rusia të ndalojnë përdorimin e bombave thërrmuese

Kryesoret

Si forcat ruse ashtu edhe ato ukrainase kanë përdorur municione thërrmuese që kanë vrarë civilë ukrainas, tha organizata Human Rights Watch (HRW) në një raport të publikuar më 6 korrik. Ky raport i HRW-së vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë kërkesën e Qeverisë ukrainase, e cila po kërkon nga Uashingtoni që ta furnizojë me municione të tilla.

HRW u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ndalojnë së përdoruri bombat thërrmuese dhe i bëri thirrje SHBA-së që të mos e furnizojë Ukrainën me municione të tilla.

Mbi 120 shtete kanë nënshkruar një traktat ndërkombëtar që ndalon përdorimin e municioneve thërrmuese. Këto municione janë raketa dhe bomba që shpërthejnë në ajër mbi një objektiv dhe lëshojnë shumë pajisje të vogla shpërthyese. Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja nuk e kanë nënshkruar këtë traktat.

Një zyrtar i lartë në Pentagon tha javën e kaluar se municionet thërrmuese mund të jenë të dobishme për Ukrainën në përpjekjet e saj për të larguar nga territori forcat ruse. Megjithatë, ky zyrtar tha se vendimi për furnizimin e Kievit me municione të tilla nuk është miratuar ende për shkak të kufizimeve që ka vendosur Kongresi dhe për shkak të shqetësimeve të shprehura nga aleatët.

Ukraina ka përdorur municione thërrmuese në territorin e kontrolluar nga rusët në dhe përreth qytetit ukrainas të Izjumit, që gjendet në lindje, vitin e kaluar, pasi Rusia nisi pushtimin e fqinjit të saj, tha HRW. Kjo organizatë tha se ky konstatim mbështetet në intervistat me mbi 100 banorë, dëshmitarë dhe personelin lokal të emergjencave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit