Mbrëmjen e sotme policia ka arrestuar 37-vjeçarin Valter Bamin. Shoqërimi i tij në polici është bërë pasi nga rezultatet e aktit të ekspertimit kimik rezulton se në dorën e djathtë të Bamit ka shenja baruti.
Kush e bëri vrasjen? Kapet i forti i Krujës, policia: Ka shenja baruti
Bami akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Kjo është hera e dytë që shoqërohet brenda pak ditëve, pasi dyshohet se ai mund të jetë autor i atentatit kundër Gentjan Bejtja.
Nga ky atentat mbeti i vrarë kunati i Betjes, Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë të mitur.