-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Rama dorëzon Çuçin pas dhunës së bandave ndaj qytetarëve në Fushë Krujë

Kryesoret

Deputeti socialist Bledi Çuçi nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk dha arsye për ndryshimin. Çuçi u shkarkua vetëm pak më shumë se 24 orë nga publikimi i një videoje që tronditi kombin me mesazhin që përçonte.

Çuçi do të zëvendësohet në këtë pozicion nga Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. “…uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese,” deklaroi Rama, i cili erdhi në pushtet  fillimisht me premtimin se “do të bëjë shtet” por që tashmë mbart një seri skandalesh të lidhjeve mes politikës dhe krimit, në disa nga qarqet kryesore të vendit.

Deputeti i opozitës Gazmend Bardhi, i cili u përball me Ballën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në qarkun e Elbasanit, kritikoi zgjedhjen e Ramës duke e cilësuar atë “kapitullim të shtetit.”

“Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që të emërohen për të forcuar dhe konsoliduar më tej lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!”, deklaroi Bardhi pas emërimit të Ballës.

Një video e publikuar të premten shpalosi para qytetarëve në nivel kombëtar një nivel të paprecedent dhune të bandave kriminale si dhe riktheu pikëpyetjet mbi aftësinë e Policisë së Shtetit për të kryer funksionin e vet themelor, kontrollin e territorit./BIRN

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit