-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dorëheqja e Rrajës, Bardhi: Nuk mund të kalohet me kaq! Çollaku: Të ikë Rama

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, zyrtare, Gazment Bardhi ka reaguar pas dorëheqjes së deputetit Rrahman Rraja për ngjarjen e dy ditëve më parë në Krujë. Ai thotë se ngjarja nuk mund të kalohet me përgjegjësi individuale apo familjare, por me përgjegjësi të plotë politike, duke nisur “nga arkitekti i këtij modeli qeverisës Edi Rama”.

Ngjarja e rëndë e Krujës është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës. Është po aq shokuese sa dhuna shtazarake e fisit Rraja, pafuqia e institucioneve për të vepruar dhe për të zbatuar ligjin. Ngjarja në Krujë nuk është dështim i një deputeti si prind apo vlla, siç po tentohet të shitet, por gjunjëzim dhe dështim i shtetit përballë bandave me pushtet politik.

Veprimet e Policisë së Shtetit për arrestimin e personave erdhën vetëm pas publikimit të pamjeve shokuese të dhunës ndaj dy qytetarëve të pafajshëm. Ngjarja e rendë e Krujës nuk mund të kalohet me përgjegjësi individuale apo familjare, por me përgjegjësi të plotë politike, duke nisur nga arkitekti i këtij modeli qeverisës Edi Rama që qeverisë sipas parimit “merr dhe mbaj pushtet me krimin, dhe jepi pushtet në qeverisje pa kufi krimit” shkruan ai.

Deputeti Kreshnik Çollaku kërkon largimin e Edi Ramës. “Ne fakt deputeti Rraja eshte vete viktime e modelit te Rilindjes qe prej 2013.  Doreheqja e deputetit Rraja si baba i lenduar nuk rehabiliton pergjegjesine politike te kryeministrit Rama si krijues dhe mbeshtetes i ketij modeli i politikes se lidhur me banda te krimit.

Doreheqja e deputetit nuk zgjidh asgje,pasi situata zgjidhet me doreheqjen ose largimin e krijuesit te ketij modeli. Ne nje vend normal pas ketij skandali dorehiqet Kryeministri..dhe nuk eshte fundi i botes,por fillimi i normalitetit” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit