Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmë në Beograd në mbyllje të turit Ballkanik. Në konferencën për media në Beograd, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u pyet për një takim të ri me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ai ka thënë se nuk e ka problem të takohet me udhëheqësit e Kosovës, por sipas tij, nuk e di kur do të ndodhë një takim i tillë pasi, theksoi më tej Vuçiç, as ata, referuar Edi Ramës që e kanë më të afërt nuk e dinë kur do ta takojnë duke “thumbuar” indirekt Ramën.
“Sa i përket takimit me Albin Kurtin, nuk e kam pasur kurrë problem të flas me të. Me secilin jam përpjekur të flas. Ju më pyesni se kur do ta takoj nuk e dini kur do ta takojnë këta që e kanë më të afërt”, tha Vuçiç.
Xhiroja në Ballkan! Kurti e la pas derës, Vuçiç “ndezi” sazet për Ramën