Pas raportimeve për mbylljen e gurores në Krujë 2 ditë pas dhunës barbare të regjistruar ndaj Bilbil dhe Jashar Majas mësohet se Policia ka rrethuar zonën ku ka ngritur postoblloqe në hyrjet e daljet e Fushë-Krujës.
Gjithashtu mësohet se qëllim i këtij operacioni është kapja e të gjithë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen që tronditi mbarë vendin.
Polica po kontrollon të gjitha makina me xhama të zinj për persona në kërkim.
Për veç tronditjes që solli në mbarë vendin ngjarja solli tronditje edhe në rend dhe në politikë. Mesditën e sotme u raportua për shkrirjen e Komisaritatit të Krujës ku më pas u pasua me dorëheqjen e deputetit të PS në Krujë, Rrahman Rraja.
Shkrihet komisariati pas dajakut! Tonin Vocaj merr në dorë rendin në Krujë
Ky i fundit i bëri thirrje djalit të tij, Rexhep Rraja të dorëzohej pasi është i shpallur në kërkim për dhunën ndaj fisit Maja.
Masat nuk u ndalën këtu pasi më pak se një orë kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Në njoftim bëhej e ditur se këtë post e merrte Taulant Balla.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme përveç postoblloqeve Policia e Tiranës ka bërë të mundur mbylljen e gurores e cila ishte molla e sherrit mes banorëve dhe fisit Rraja.