Ditën e sotme deputetit i PS-së në Krujë, Rrahman Rraja ka njoftuar dorëheqjen nga mandati dhe jeta politike.
Dorëheqja e tij ka ardhur 2 ditë pas dhunës brutale të ushtuar nga fisi Rraja kundrejt Bilbil dhe Jashar Maja. Ngjarja u regjistrua pasi të dhunuarit ishin ankuar për guroren në pronësi të një personi nga fisi i Rrajave ku sipas tyre po u shkatërronte shtëpitë.
“Ndal, dorëzohu”! FNSH kthen “përmbys” Krujën dhe rreshton barbarët e fisit Rraja (VIDEO)
Për mes një njoftimi deputeti i PS-së deklaroi dorëheqjen ku i bëri thirrje djalit të tij i cili është i përfshirë në ngjarje të dorëzohet pasi që nga mbrëmja e djeshme ai është shpallur në kërkim.
Jep dorëheqjen deputeti i PS-së në Krujë: Më vjen turp nga fëmija im
Ndërkohë pas dorëheqjes së Rrajas nga mandati është mësuar edhe deputeti i ri që do ta zëvendësoje në Kuvend.
Mësohet se zëvendësuesi i Rrajës do të jetë Arkend Balla.
Hunj dhe pistoletën në kokë! Deputeti i çon mesazh djalit në arrati: Dorëzohu!