RENEA dhe FNSH zbarkuan në Krujë që në orët e para të ditës së sotme për të arrestuar të kërkuarit për vrasjen e pak ditëve më parë të Ramazan Sinos, por edhe personave që janë në listë për sherrin dhe dhunën barbare për guroren.
Por teksa të gjithë po prisnin bilancin e policisë për operacionin, njoftimi vjen se janë sekuestruar 883 bimë narkotike kanabis në fshatrat Mafsheq, Nuaj, Bruzë Mal, Krastë, dhe Shkozë Bardh. U nisën furishëm, por u kthyen me një grusht kanabis…