-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi Erdogan-Zelensky, Kremlini: Turqia shkeli marrëveshjen

Kryesoret

Pak orë pas takimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Stamboll ka ardhur reagimi i parë nga Rusia.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov Turqia ka shkelur marrëveshjen e duke liruar komandantët e burgosur të një njësie që për javë të tëra mbrojti fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin ukrainas të Mariupol.

Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, tha se sipas kushteve të shkëmbimit të të burgosurve, luftëtarët do të qëndrojnë në Turqi deri në fund të luftës.

Ai gjithashtu shtoi se Rusia nuk kishte marrë informacion për lirimin e tyre

Presidenti ukrainas është kthyer sot në Ukrainë nga Turqia, duke marrë me vete pesë komandantë të ish-gardës në Mariupol.

Sipas kushteve të marrëveshjes, të ndërmjetësuar nga Erdogan, pesë komandantët ukrainas do të qëndronin në Turqi deri në fund të luftës në kushte sigurie të plotë dhe kushte komode jetese.

Luftëtarët ukrainas janë Denis Prokopenko, Svyatoslav Palamar, Serhiy Volinsky, Oleh Khomenko, Denis Slegka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit