-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhiroja në Ballkan! Kurti e la pas derës, Vuçiç “ndezi” sazet për Ramën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama mbylli turin dy ditor në Ballkanin Perëndimor. Vizitoi pesë shtete. Me një avion privat në dispozicion, fluturoi nga njëri shtet në tjetrin duke “mbirë” në ekran tre katër herë në ditë me postime dhe konferenca.

Në përmbyllje të turit dy janë episodet që do të mbeten në memorie; Albin Kurti që i mbylli derën në Prishtinë dhe Aleksandër Vuçiç që e priti me saze. Diferencat janë të qarta. Si nata me ditën. Edi Rama në Prishtinë u trajtua ftohtë. Si i huaj.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë një refuzim i tillë. Pasi Albin Kurti refuzoi që ta priste, përpos presidentes u sajua një takim i shpejtë me kryetarin e Kuvendit.

Ende mister është fakti se përse Albin Kurti nuk pranoi që ta takonte. Fillimisht vendosi kusht marrëveshjet mes dy qeverive që Edi Rama ia nisi me postë.Por sërish nuk e priti. Qartësisht diçka tjetër fshihet pas këtij refuzimi.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse në 17 Korrik, Kurti do të pranojë që të vijë në Tiranë në takimin informal me liderët e rajonit dhe përfaqësues të Brukselit që kryeministri i Shqipërisë e ka thirrur nën kamuflimin e Procesit të Berlinit që zhvillohej pas tre muajsh, por qartësisht objektivi është protagonizmi për krizën në rajon.

E ndërsa me Kurtin i ka ngecur sharra në gozhdë, me Vuçiçin gjithçka shkon vaj. Tensioni në konferencën për shtyp mbrëmjen e djeshme nga ana e presidentit serb ishte thjeshtë për konsum patriotik. Darka ishte e lirshme.

Madje kreu i shtetit serb ishte kujdesur për të marrë sazet sikur duket nga fotot për të pritur mikun nga Tirana edhe pse në sfond janë tingujt e luftës në veri të Kosovës….

FOTOT/ Rama mbyll turin me një darkë me Vuçiçin, çfarë u diskutua mes tyre?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit