Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar një ishull të Detit të Zi, që ushtarët ukrainas e mbrojtën në fillim të pushtimit rus.
“Sot jemi në ishullin e gjarpërinjve, i cili nuk do të pushtohet kurrë nga pushtuesit, si gjithë Ukraina, sepse ne jemi vendi i trimave. Dua të falënderoj nga këtu, nga ky vend i fitores, secilin prej ushtarëve tanë për këto 500 ditë. I jam mirënjohës të gjithëve që luftuan kundër pushtuesve. Ne nderojmë heronjtë që dhanë jetën në këtë betejë, një nga më të rëndësishmet e luftës. Lavdi kujtdo që lufton për sigurinë në Detin e Zi,” tha Zelensky.
500 days of the full-scale war.
Snake Island. The free island of free Ukraine.
I am grateful to everyone who fought here against the occupiers. We commemorated the heroes who gave their lives in this battle – one of the most important during the full-scale war.
Glory to… pic.twitter.com/RODccfWkWm
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 8, 2023
Moska pushtoi ishullin e gjarpërinjve menjëherë pasi filloi pushtimin e saj më 24 shkurt 2022. Ushtarët ukrainas u kapën robër, por më vonë u shkëmbyen me robër rusë.
Anija ruse e përfshirë, Moskva, u mbyt në Detin e Zi në prill pas asaj që Moska tha se ishte një shpërthim në bord. Ukraina tha se kishte goditur anijen luftarake me raketa. Forcat ukrainase rimorën ishullin në qershor të vitit të kaluar.