E përditshmja britanik “The Sun” raportoi për herë të parë të premten se një grua kishte akuzuar një prezantues të BBC-së se kishte paguar fëmijën e saj adoleshent për fotografi me përmbajtje seksuale.
“Ky është një rast komplekse dhe BBC po punon për të vërtetuar faktet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha një zëdhënës i BBC të dielën.
“Akuza të reja na u bënë të enjten dhe përveç hetimeve tona, ne kemi qenë gjithashtu në kontakt me autoritetet e jashtme, në përputhje me protokollet tona,” deklaron BBC.
Transmetuesi britanik tha se do të sigurojë përditësim të mëtejshëm të situatës.
Theksojmë se BBC nuk e ka konfirmuar identitetin e prezantuesit në fjalë apo statusin e tij aktual në organizatë.