“Ma thoni ju” është një nga hitet e kësaj vere dhe kjo frazë është kënduar nga Klementi, i cili u ftua në klip nga Romeo Veshaj dhe Ledri Vula.
Në fakt ka patur disa kritika pasi emri i të riut nuk figuronte në YouTube krah emrave të këngëtarëve sikurse ai nuk shfaqej as në klip.
Lidhur me këtë ka folur Klementi në “Më prit në fundjavë” në RTSH, ku ka sqaruar se ishte dëshira e tij që emri t’i shfaqej te përshkrimi.
“Më kanë ftuar djemtë, janë fantastikë. Romeo, Giti, Ledri i dua shumë. Për emrin e doja vet tek përshkrimi, kështu ramë dakord.
Romeo dhe Ledri do e kishin bërë, por kështu ramë dakord. Edhe për videoklipin folëm para se të bëhej kënga. Ne do kemi projekte të tjera, kemi materiale të tjera për verën.”-tha ai