Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për mes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se vendi i tij po vazhdon luftën diplomatike për Kosovën.
Gjithashtu në postimin e tij Vuçiç ka njoftuar se është takuar me kryeministrat e disa vendeve ku u kërkoi të angazhohen në zbatimin e normave elementare civile dhe juridike për të mbrojtur popullin serb.
“Dhe këtë javë, Serbia vazhdoi luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën dhe Metohinë tonë, ndërprerjen e dhunës ndaj serbëve dhe kthimin në dialog, për një jetë paqësore dhe të sigurt të popullit tonë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit.
Kjo luftë nuk ka qenë kurrë e lehtë dhe sot, më duket se po bëhet më e vështirë dhe më komplekse.
Kam diskutuar me kryeministrin e Holandës, Luksemburgut, Hungaria, Austrisë dhe Shqipërisë, përfaqësuesit e Turqisë dhe Francës si dhe me nënkryetarin e qeverisë italiane.
Kërkova nga të gjithë bashkëbiseduesit që para së gjithash të shikojnë kushtet e padurueshme në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë, si dhe të angazhohen në zbatimin e normave elementare civile dhe juridike, për të mbrojtur popullin tonë që janë të ekspozuar ndaj dhunës dhe presioneve të përditshme.
Me kryeministrat Nehamer dhe Orban, diskutova veçanërisht për vazhdimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e kufijve kundër migracionit të paligjshëm, ndaj të cilit Serbia tashmë ka dhënë një kontribut të madh, duke vepruar si gjithmonë seriozisht dhe me përgjegjësi, duke provuar në fakt se është një partner i besueshëm,” ka shkruar presidenti serb.
Po ashtu në fund të shkrimit Vuçiç u shpreh se lufta vazhdon të intensifikohet pasi dorëzimi nuk është një opsion.









