Tragjedi në Itali. Në provincën e Piacenzës, babë e bir u mbytën në lumin Trebbia.
Të dy, 60 dhe 25 vjeç, me origjinë nga Sri Lanka, po kalonin ditën e nxehtë të verës në breg, në zonën e Perinos.
Në një moment i riu u zhyt dhe nuk doli në sipërfaqe. Babai më pas u hodh në ujë për ta kërkuar dhe të dy u mbytën.
Trupat e tyre u gjetën nga zhytësit e zjarrfikësve, të cilët ndërhynë së bashku me efektivët dhe karabinierët, shkruajnë mediat italiane.