-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, lajm i gëzueshëm

Kryesoret

Çështja e inceneratorëve ka trazuar politikën, mediat dhe shoqërinë prej një kohe të gjatë. Ajo prej shifrave që përfliten si shpërdorim, prej ish ministrave të përfshirë vë në provë drejtësinë më shumë se çdo gjë tjetër. Kemi parë të vdekur që ngjallen, të gjallë me një këmbe në varr të cilëve u vidhet emri për ta përdorë.

Sot SPAK kërkon liri nga kuvendi për të ndaluar Arben Ahmetajn dhe ky nuk është  një lajm i gëzueshëm për vendin. Ai ishte nr 2 i qeverisë  dhe ministri i dytë i kërkuar nga drejtësia  pas Lefter Kokës dhe ish deputetit Bllako për të njëjtën arsye, çka hipotizon për shkallën e korrupsionit dhe sa shqetësues e mbytës është ky fenomen mes nesh.

Nuk ndiej kurrë gëzim kur dikush arrestohet, përkundrazi, por hidhërohem kur të fajshmit  përzihen me të pafajshmit, kur hajdutët kalojnë për zotni të randë, kur supozohet se të gjithë janë njësoj.

Shumë  politikanë të opozitës e kanë artikuluar këtë afere në diskurin retorik të ditës me pasion si shërbim publik por jo të gjithë me të njëjtin zell e bindje. Madje dhe sot ndonjë tip njësoj me fraza të një gjuhe mushk sa me la gojën duke dëshmu mungesë sinqeriteti ndaj kauzës dhe njerëzve.

Në këtë beteje e cila shpërblen moralisht gjithë atë pjesë që kërkon gjetjen e abuzuesve, kthimin e parasë publike dhe vendosjen e drejtësisë ka spikatur më shumë se kushdo Jorida Tabaku në përpjekjen e saj politike e qytetare në kërkim  të se vërtetës e cila nuk zbardhet pa akte si ky i sotmi i organeve ligjzbatuese, ndaj meriton një falenderim. Drama të tilla të parasë publike uroj të ndikojnë si leksion  etik, si leksion ndëshkimi e frike për administruesit e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit