-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident me vdekje në rrugën Prishtinë-Gjilan, humb jetën një 49-vjeçar

Kryesoret

Një person i moshës 49-vjeç ka humur jetën sot në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Kishnicë. Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në  aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën”, tha Borovci.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit