-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ahmetaj të tregojë si e detyroi Rama të firmoste për inceneratorët

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi sot SPAK-ut që të çojë deri në fund hetimet për dosjen e inceneratorëve dhe të arrestojë Edi Ramën. Duke mbështetur vendimin e prokurorisë që kërkoi arrestimin e Arben Ahmetajt, Berisha i kërkoi ish-zv/kryeministrit që të tregojë si e detyroi Edi Rama të firmoste për inceneratorët, që tani po e çojnë në burg.

“Sikur e dini në vitin 201, PD dhe koalicioni qeverisës ka hequr imunitetin për aferën e korrupsionit. Pra prokuroria e shtetit nuk ka asnjë lloj pengese për të hetuar korrupsionin për shkak të imunitetit. Afera e djegësave është ndër më të mëdhatë korruptive.

Vetëm dje apo pardje, Veliaj i ka dorëzuar kompanisë së tij që menaxhohet nga Bruno Perseci, Zoto, etj 800 mijë euro. Pra kompania e krimit vazhdon që të thithë si lubi paratë e taksapaguesve shqiptarë. Lidhur me rastin konkret, duke mbështetur pa asnjë hezitim cdo zbatim të ligjit.

Uroj t’u thotë shqiptarëve si ia imponoi Edi Rama, dhe ku ishte, kur Rama i shkoi në avion për ta imponuar. Ligji mëshirë për frikacakun nuk ka. Por prapë të paktën, si detyrim të fundit, t’u thotë shqiptarëve ku ishte kur Rama i shkoi me avion të posaçëm për t’i marrë firmën” tha ai.

Nuk ka asnjë diskutim, ministri i Financave nuk mund të lajë duart në gjithë këtë aferë. Me veprimin ose mosveprimin, sepse kjo aferë ka marrjen e fondit rezervë të qeverisë.

Se Lefteri, mirë i bëhet, të rrijë atje sa të dojë, nuk kishte asnjë qindarkë në ministri, por e gjetën si hajdut të dobishëm. Ai fond pa urdhrin e ministrit të Financave nuk lëviz kurrë. Kryeministri është i pari, ministri i Financave është i dyti. Këtu skandali e vdes skandalin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit