Prokuroria e Katanias ka dhënë një urdhër arresti për tre italianë, pasi dyshohet se kanë gisht në vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar, Kastriot Ismailaj.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në Nesima të Katanias më datë 7 qershor 2023, ku 27-vjeçar shqiptar u qëllua me plumb në kokë nga një shtetas italian, Giovanni Di Benedetto, i cili plagosi edhe një italian 43-vjeçar në shtëpinë e shqiptarit.
Në praga ka përfunduar Giovanni Pasqualino Di Benedetto, 27 vjeç; Antonino Castelli, 33 vjeç dhe Pasqualino Ranno, 29 vjeç.