SPAK i kërkoi Kuvendit që të lejojë arrestimin e Arben Ahmetajn për shkak se ka imunitet. “5Pyetjet.al” publikon kërkesën që prokuroria dërgoi në Kuvend.
Deputeti socialist akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie. Por sa vite burg rrezikon ish-zv/kryeministri për dosjen që nisi për aferën e inceneratorëve dhe më pas u shtri tek pasuria?
Akuza e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dënohet deri në 12 vite burg. Katër vite përfitimi i paligjshëm dhe deri në 15 vite pastrimi i parave.
Dy rrugët e vetme/ A do ta dorëzojë Rama me duart e tij Ahmetajn në burg?