-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kompania italiane e modës “zhduk” Shqipërinë nga harta

Kryesoret

Në modelin “Geo Classic Large” kompania italiane e modës “Alviero Martini” ka zhdukur Shqipërinë nga harta e botës dhe Evropës.

Në printin e çantës në formën e hartës vendi ynë nuk gjendet, por është copëtuar mes Jugosllavisë dhe Greqisë.

Në lidhje më këtë që ai e quan “skandal diplomatik” ka reaguar Bledi Mane i cili i kërkon qeverisë shqiptare të protestojë urgjentisht ndaj kompanisë së modës dhe shtetit italian ku gatuhet dhe prodhohet.

Poshtëruese dhe skandal diplomatik! Çantat e shtrenjta Alviero Martini zhdukin Shqipërinë nga harta e Evropës dhe e Botës.

Kurrë nuk ka qenë Shqipëria pjesë e Jugosllavisë, kurrë më parë territori shqiptar nuk ka qenë i ndarë si me thikë mes Jugosllavisë dhe Greqisë. 

Alviero Martini, konceptuesi dhe realizuesi i çantave, portofolëve, atleteve të shtrenjta të dizajnuara me harta të ndryshme vjen me një kërcënim serioz poshtërues dhe deformues. Ka fshirë nga harta e Evropës vendin e kombit më të vjetër Shqipërinë dhe e ka coptuar mes Jugosllavisë tashmë të shkërmoqur dhe Greqisë,” ka thënë Mane në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit