-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kremlini zbulon takimin e Putin me Prigozhin pas kryengritjes së Wagner

Kryesoret

Kremlini është shprehur ditën e sotme se presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin më 29 qershor, pesë ditë pasi luftëtarët e tij u rebeluan.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putin ftoi 35 persona në takim, duke përfshirë komandantët e njësive, dhe se ai zgjati tre orë.

Komandantët e Wagner i thanë Putinit se ata ishin ushtarët e tij dhe do të vazhdonin të luftonin për të.

Kryengritja e shkurtër nën Prigozhin, në të cilën luftëtarët e Wagner morën kontrollin e qytetit jugor të Rostovit, i paraqiti Putinit sfidën e tij më serioze që nga marrja e pushtetit në Rusi.

Rebelimi i tyre përfundoi me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.

Putin që atëherë ka falënderuar forcat e tij ushtarake dhe të sigurisë për shmangien e kaosit dhe luftës civile.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit