Një aksident rrugor ka ndodhur në Sarandë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur këmbësorja 50-vjeçare.
Mësohet se drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ ka përplasur këmbësoren me iniciale A. Ç., e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shoferit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak: Rreth orës 17:40, në lagjen “Nr. 3” Sarandë, automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin L. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër ka aksidentuar shtetasen A. Ç., 50 vjeçe banuese në Sarandë, këmbësore.
50 vjeçarja është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut per jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.