Një grua e vdekur në Kosovë. Në autostradën ”Arbën Xhaferi” ka ndodhur një aksident i rëndë mbrëmjen e së dielës, ku një person ka mbetur i vdekur.
Si pasojë e aksidentit mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj të Ferizajt edhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku në autostradën “Arber Xhaferi ” në Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaçanik.
Policia ka reaguar ne vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet” deklaroi ai.