-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet pas 50 vitesh kolera, zbulohet rasti i parë

Kryesoret

Autoritetet italiane janë alarmuar, pasi në Sardenjë është rikthyer kolera, pas 50 vitesh nga rasti i fundit. Sipas mediave italiane, një i moshuar nga Arbus është identifikuar me sëmundjen e rëndë, pasi shkoi në spital pasi kishte shqetësime para 5 ditësh.

Pacienti, i cili vuan nga sëmundjet e zemrës, nuk thuhet se kur mund të jetë infektuar, por dyshohet se sëmundjen e ka marrë nga ushqimet e detit.

Sipas raportimeve të L’Unione Sarda, i moshuari i kishte simptomat e para rreth një muaj më parë dhe ky element vështirëson përcaktimin e saktë të momentit të infektimit. Mjekët po kryejnë kontrolle epidemiologjike tek familjarët e pacientit që jetojnë në zonën e Medio Campidano.

Kolera është një infeksion akut diarreja i shkaktuar nga bakteri Vibrio cholerae. Transmetimi i tij ndodh me kontakt oral, direkt ose indirekt, me feçe ose ushqim të kontaminuar dhe në rastet më të rënda mund të çojë në fenomene të rrezikshme dehidrimi.

Simptomat përfshijnë diarre me ujë dhe të vjella. Bakteri i kolerës është kryesisht i pranishëm në ujë dhe mund të kontaminojë ushqime të tilla si molusqet dhe produktet e peshkimit, të cilat, nëse hahen të papërpunuara ose të paziera, mund të transmetojnë infeksionin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit