-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre akuza/ SPAK: Ja për çfarë do ta arrestojmë Ahmetajn

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit i kërkon Kuvendit leje për të arrestuar ish-zv/ kryeministrin Arben Ahmetaj.

Deputeti socialist akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.

Për këto tre vepra penale është kërkuar arrestimi i tij. Kërkesa është protokolluar në Kuvend.

Tashmë është në dorën e Partisë së Socialiste nëse do të dorëzojë Ahmetajn në qeli.

Hetimet nisën pas denoncimeve për inceneratorët, por më pas u zhvendos te pasuria, vilat në Hamallaj dhe Palasë.

Pak ditë më parë Ahmetaj ishte në SPAK për të dëshmuar.

Tashmë ka dy rrugë; ose Arben Ahmetaj dorëzon mandatin dhe shkon me këmbët e tij në burg, ose do të mblidhet Kuvendi për të vendosur.

Brenda pesë ditëve palët, Ahmetaj dhe SPAK do të paraqiten në komision për të dhënë provat dhe nëse deputetët do të binden do ta dorëzojnë.

SPAK kërkesë në Kuvend për arrestimin e Arben Ahmetajt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit