Policia e Pogradecit ka finalizuar operacionin “Ndërhyrja” ku ka bërë të mundur arrestimin e 49-vjeçarit me inicialet A. M pasi ai u kap në qytet, me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje.
Sipas njoftimit të policisë 49-vjeçari ishte edhe më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje.
Nga ky operacion u sekuestruan një armë zjarri, municione luftarake, një shkop bejsbolli, sasi parash në valuta të ndryshme, një automjet, një palë dylbi dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.