Policia ka arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin Lusjan Sulo në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës, 13 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin.
Sulo u ndalua në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”.
Uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.