-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Djema kujdes”! “Range” u përmbys në flakë, dalin pamjet e aksidentit ku vdiq 22-vjeçari

Kryesoret

Një i ri shqiptar ndërroi jetë pak ditë më parë në Itali. Viktima është Arnold Selishta. Makina ku po udhëtonte bashkë me dy të tjerë, një kushëri dhe tjetër shok u përmbys si pasojë e shpejtësisë dhe mori flakë. Selishta vdiq disa minuta pas aksidentit dhe shoku shpëtoi.

Pas aksidentit në të cilin mbeti i plagosur, ku humbi jetën shoku i tij Arnold Selishta, 18-vjeçari nga Limbiate, në provincën e Monzas u dërgoi një mesazh bashkëmoshatarëve në rrjetet sociale.

Djema, unë jam mirë. E çuditshme se si jeta mund të jetë kështu. Mos e humbni duke urryer. Dhe kurrë mos merrni asgjë si të mirëqenë. Por bëhu mirënjohës për atë që ke dhe për atë që mund të duket normale” shkruan 18-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e së premtes mbrëma.

Përplasja, përmbysja dhe flakët që përfshinë makinën nuk lanë asnjë shans shpëtimi për Arnoldin 22-vjeçarin shqiptar që humbi jetën pak më pas në spitalin “San Gerardo di Monza”. Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë në TikTok pamjet e tmerrshme të aksidentit, të marra nga një dëshmitar.

Në timonin e makinës ishte kushëriri i Arnoldit, gjithashtu shqiptar, i cili pas aksidentit arriti të dilte fillimisht nga flakët, por tashmë ndodhet në burg. Të rinjtë dyshohet se po bënin gara shpejtësie, sipas mediave italiane.

 

@danka.2020♬ suono originale – bruno

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit