-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DOSJA/ Të gjithë manovrat dhe shkeljet e Ahmetajt për favorizuar inceneratorët

Kryesoret

“5Pyetjet.al” zbardh detaje të tjera nga dosja e prokurorisë për ish-ministrin e Financave dhe ish-zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj. Në dosjen e SPAK-ut listohen të gjitha shkeljet që ka kryer duke favorizuar inceneratorët kundrejt përfitimeve që shkojnë mbi 500 mijë Euro. Gjithashtu nga sistemi “TIMS” janë evidentuar disa hyrje-dalje të përbashkëta ndërmjet Arben Ahmetajt dhe Mirel Mërtirit prej vitit 2012.

Dosja e SPAK-ut me provat për Ahmetajn;

Në lidhje me procedurën me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të

mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, personi nën hetim Arben

Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet vartësit të

tij, të ndjerit Zamir Stefani, ka kontribuar në dhënien e koncensionit, në kundërshtim me

kuadrin ligjor rregullues, duke u zbatuar procedura e negocimit pa shpallje paraprake si dhe

duke mos u zbatuar detyrimet e tjera të ngarkuara nga kuadri ligjor në fushën e

koncensioneve, përgjatë procedurave të ndjekura nga anëtarët e komisionit të sipërcituar,

pjesë e të cilit ka qenë edhe i ndjeri Zamir Stefani.

 

Me shkresën nr. 7975/1 prot datë 14.11.2014 është shprehur parimisht dakort, në lidhje me

projekt vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues Ministrinë e Mjedisit, procedurën

përzgjedhëse me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës që i jepet shoqërisë

Alb — Tek sh.p.k. në procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i

impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”.

 

Kjo shprehje dakordësie vjen në kundërshtim me kuadrin ligjor në fushën e koncensioneve

kur nuk mund të zbatohej procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të

kontratës. Gjithashtu, në asnjë moment nuk ka ngritur shqetësimin, se cila ishte shoqëria

propozuese, paaftësia e saj teknike, ekonomike për kryerjen e një vepre të tillë.

 

Në lidhje me procedurën me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të

mbetjeve’ urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, personi nën hetim Arben

Ahmetaj , si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, paraprakisht ka

ndërmarrë nisma ligjore ( me vendimin nr. 325 datë 22.04.2015 të nënshkruar nga vetë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shtetasi Arben Ahmetaj, janë

propozumur disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, ndryshime këto të miratuara në

datë 16. O7.2015) me qëllimin e vetëm, përforcimin e rolit të tij dhe të organeve në varësi të tij

(Atrako), në procedurat koncensionare. Gjithashtu është propozuar dhe në vijim miratuar, që

propozuesit të pakërkuar t’i jepej bonus, gjë e cila është arritur dhe është përdorur pikërisht

në rastin e projektit koncensionar të Fierit, ku i është dhënë bonus, një shoqërie të lidhur me

shtetasit Sokol M. (bashkëjetues i shtetases Sonila Goxhaj), Klodian Zoto dhe Mirel

Mërtiri.

 

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave që

evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxime për miratim, në

lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të

trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, apo edhe me

diskutimet e komisionit, siç edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi Ervin

Mete i ka nisur në këtë datë emailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Bllako, me materialin e

përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit të

Ministrisë së Financës.

 

Me shkresën nr. 429/1 prot datë 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i

Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e

investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me

Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga

mbetjet Fier 73 330 000 lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e

vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 lekë,

ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe

Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të

ardhura.

 

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe

Sipërmarrjes, ka ndërmarrë nisma ligjore (me shkresën nr. 8026722 prot datë 28.01.2016,

shtetasi Arben Ahmetaj, në pozicionin e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,

Tregtisë dhe Sipërmarrjes paraqet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave,

projekt vendimin për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 575 datë 10.07. 2013 “Për

miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncensioUpartneritet publik privat”

të ndryshuar) në lidhje edhe me ndryshimin e VKM nr. 575 datë 10.07.2013, ne koherencë

me ndryshimet e ligjit për koncensionet te propozuara po prej tij, ku rritet pushteti i

Ministrisë qe ai drejton dhe i Atrako.

 

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe

Sipërmarrjes, me shkresën nr. 367/2 prot datë 01.02.2016 ka shprehur dakordësinë e tij për

projekt vendimin “Për miratimin e Bonusit prej 10 (dhjetë)% të pikëve, që i jepet shoqërisë

“Building & Green Energy” për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën

përzgjedhëse konkuruese, për dhënien me konesion, të ndërtimit dhe administrimin të

impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Këtë

përgjigje e ka dhënë pikërisht në kohën kur në këtë shoqëri ishte bërë ortak shoqëria

Integrated Technology Services sh.p.k. e shtetasit Klodian Zoto. Në dhënien e kësaj

dakordësie, nuk ka ngritur asnjë shqetësim në lidhje me historikun e kësaj shoqërie, aftësitë e

saj finariciare apo teknike.

 

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 6770/1 prot datë

24.05.2016, ka miratuar transferimin e fondeve për investime, duke i shtuar projektit

“Mbylljm e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit”

shumën prej 177 500 000 lekë dhe pakësuar projektit “Impiantit të Prodhimin të energjisë nga

mbetjet në Fier” shumën prej 60 000 000 lekë, si dhe projektit të “Inceneratorit të Elbasanit”

shumën prej 40 000 000 lekë, me qëllim pagesën e punëve shtesë për IV “Ndërtim Montim

Patos dhe GjikuFia” për objektin “Zhvendosja e mbetjeve të ngurta urbane nga

venddepozitimi ekzitues Elbasan dhe bonifikimi i zones”, nie vlerë shtese kontrate

137,988,830.833 lekë pa tvsh. Ky bashkim operatorësh ka bashkëpunuar me shtetasit Klodian

Zoto dhe Mirel Mërtiri për fitimin e këtij prokurimi, duke qenë subjekt i parazgjedhur prej

tyre në bashkëpunim me funksionarët që kanë realizuar procedurën.

 

Më datë 02.06.2016, miratohet ligji Nr. 57/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.

9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të

ndryshuar, ku evidentohet parashikimi i nenit 4/2 me këtë parashikim: “Ministria e

Financave vferëson dhe miraton• R•r•pP’akisht, të gjitha projektet koncesionare dhe të

partneritetit publik Rrivat (PPP), Si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve,

individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e

borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.” Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8264/1 prot datë

27.06.2016 është shprehur se janë përmbushur në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM nr.

57572013 i ndryshuar në lidhje me vijimin e procedurave të koncensionit, në rastin e projektit

koncensionar të Fierit të sipërcituar, miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj

procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish Ministrit të Financave shtetasit Shkëlqim Cani,

duke pasqyruar si mangësi përveç detyrimit që në zbatim të nenit 22 të VKM nr. 575/2013

autoriteti kontraktor (Ministria e Mjedisit) duhet të garantojë mbulimin e kostove financiare,

brenda tavaneve afatmesme të miratuara të shpenzimeve të saj. Shkresa e mësipërme është

nënshkruar vetëm pas komunikimeve të datave 17.06.2016, 20.06.2016, 21.06.2016,

22.06.20 16 që jane shkembyer ndermjet shtetasve Alda Klosi funksionare e Ministrisë së

Financave), Alba Thoma, Gentian Opre tfunksionar i Ministrisë së Financave), Etleva Kondi,

Alqi Bllako, Gelardina Prodani tfunksionare e Ministrisë së Financave), Mimoza Dhëmbi

Ifurîksionare e Ministrisë së Financave), emaile këto që më pas përcilleshin nga shtetësja

Alba Thoma tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek shtetësja Etleva Kondi.

 

Shkresa e mësipërme është nënshkruar vetëm pas komunikimeve nëpërmjet emaileve që shtetasi

Klodian Zoto ka bërë në kuadër të redaktimit si dhe plotësimeve të mangësive të evidentuara,

në datat 18.06.2016, 19.06.2016, 20.06.2016, 22.06.2016 me shtetasit, Sevi Zani, Erton

Kaleshi, Alba Thoma, Etleva Kondi. Megjithëse me memot përkatëse, punonjësit në varësi të

personit nën hetim Arben Ahmetaj, janë përgjigjur mbi mangësitë dhe më datë 15.06.2016

rezulton se shtetësja Alda Klosi ka përgatitur edhe kthimin e përgjigjes ku rendit të gjitha këto

mangësi, personi nën hetim Arben Ahmetaj, nuk ka nxituar të kthejë përgjigje negative por i

është lënë koha dhe mundësia shtetasve Zoto dhe Mërtiri për të rregulluar ato, duke u

përdorur funksionarë të ministrisë që personi nën hetim kishte në varësi si dhe me ndihmën e

shtetaseve Alba Thoma dhe Etleva Kondi.

 

Me propozimin e personit nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, është miratuar

VKM nr. 515 dat‘ë 13.07.2016 “Për miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të

prograiri it buxhetor afatmesëm 2017 — 2019” e cila shfuqizon VKM nr. 230 datë 30.03.2016,

ku konstatohet se Ministrisë së Mjedisit i rritet tavani i sipërcituar nga vlera 2, 18 milionë

lekë në 3, 313 milionë lekë. Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, pas miratimit të VKM së mësipërme, me shkresën nr. 8264/4 prot datë 08.09.2016 është shprehur në parim dakort me mbështœtjen flnanciare referuar projektit koncensionar të Fierit, të sipërcituar, por duke

8 pretenduar se duhet të vlerësoheshin me prioritet kostot buxhetore që mund të lindin si pasojë

e materializimit të risqeve të ndryshimit të kursit të këmbimit dhe atij’ nga infiacioni, të

përllogariten plotësisht brenda totalit të parashikuar si mbështetje financiare për këtë

projekt,‘ Marrjen e miratimin nga MEI në cilësinë e institucionit përgjeg|ës për politikat në

fushën e energjisë elektrike dhe pronarit të KESH sh.a. për përballimin e riskut nga çmimi i

energjisë elektrike (feed in tariff),’ Marrjen e miratimin nga njësitë e qeverisjes vendore që

përfshihen në këtë projekt, lidhur me përballimin prej tyre të riskut të mosplotësimit të sasisë

së mbetjeve për t’u trajtuar nga koncensionari.

 

Këto çështje, që personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka parashtruar se duhet të vlerësoheshin me prioritet, janë përcaktuar nga shtetësja Alda Klosi në shkresën draft të përgatitur që më datë 23.06.2016, por që personi nën hetim nuk ka vlerësuar t’i rendisë në shkresën me shkresën me nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016, kur është shprehur se në tërësi janë përmbushur kriteret. Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 14925/1 prot datë 03.11.2016 ka miratuar “Rialokim fondi në investime për buxhetin e vitit 2016” ku konstatohet se për projektin “Impianti i prodhimin të energjisë nga mbetjet në Fier” është pasqyruar vlera prej 26 449 329 lekë.

 

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 15402/1 prot datë

3#.J/.2#S6 në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit për shprehjen e dakordësisë për

dhënien e bonusit, në lidhje me projektin “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim

i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të

mbetjeve Tiranë (ZTMT)”, nuk e pengon, duke u justifikuar se është një akt me karakter

individual, megjithëse nxjerr disa problematika dhe sugjeron që përpara dhënies së bonusit

nëse kërkohet mbështetje financiare duhet të merret miratimi paraprak nga ana e Ministrisë së

Financave. Pra nuk i ka vendosur barrierë kësaj nisme, megjithëse prej vetë Ministrisë që ai

drejton, janë pasqyruar shumë qartë shqetësimet se ky projekt do të kishte efekte në buxhetin

e shtetit.

 

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 17366/27 prot

datë 22.32.2016, ka miratuar detajimin e fondeve për investime Inceneratori i Elbasanit me

vlerë 4 023 870 lekë. Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 17397/1 prot, datë 22.12.2016 është shprehur pa vërejtje në parim, për projekt vendimin e Këshillit të Ministrave “Për shRronësimin për interes Publik të pasurive të paluajtshme pronë private,

që preken nga realizimi i projektit “Për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të përpunimit

të mebtjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë” duke dhënë edhe arsyetimin se

kjo dakordësi jepet për aq kohë sa, në relacionin shoqërues të projekt vendimit është

përcaktuar se efektet financiare do të përballohen nga buxheti i bashkisë Fier, e cila ka

konfirmuar parashikimin e fondit të nevojshëm të vlerës së shpronësimit në buxhetin e saj për

vitin 2017.

 

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 17911/177 prot

datë 2fi. fiJ.2fii 7 ka miratuar detajimin e fondeve, për shpenzime kapitale në financim të

brendshöm dhe të huaj për vitet 2017 — 2019 ku për projektet informatike fondi është çelur i

ngrirë pasi duhet marrë më parë konfirmimi nga Akshi për këto projekte. Kështu për

Incenermtorin e Elbasanit, është: Buxheti i vitit 2017 në vlerën 553 119 000 lekë; Buxheti i

Vitit 201 8 në vlerën 662 502 000 lekë; Buxheti i vitit 2019 në vlerën 661 502 000 lekë. Për

impiantîn e prodhimit të energjisë nga mbetjet në Fier është: Buxheti i vitit 2017 në vlerën

9 590 000 000 lekë; Për vitin 2018 në vlerën 750 209 000 lekë; Për vitin 2019 në vlerën 780

000 000 lekë.

 

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, në muajin janar 2017, ka

ndërmarrë sërish një nismë ligjore, referuar edhe shkresës me nr. 653/2 prot datë 30.01.2017

drejtuar ministrive dhe KPP si dhe APP duke i dërguar për mendim projektvendimin “Për

disa ndryshime në VKM nr. 575 datë 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin

dhe dhënien me koncension/partneritet publik privat” së bashku me relacionin përkatës. Në

këtë projekt vendim, propozimet që janë ndryshuar, kanë të bëjnë pikërisht me rritjen e rolit

të Ministrisë së Financave në procedurat koncensionare, duke u kërkuar që çdo projekt

koncensionar, duhet të vlerësohet dhe miratohet paraprakisht nga Ministria e

Financave, pavarësisht nëse kërkohet apo jo mbështetje financiare.

 

Gjithashtu është parashikuar që duhet të vlerësohen dhe të miratohen paraprakisht nga Ministria e Financës edhe projektet e koncensioneve/PPP që pësojnë ndryshime të kontratës apo transferim të saj, pavarësisht nevojshmërisë ose jo për mbështetje financiare. Si përfundim me VKM nr. 146

datë 22.02.2017 janë miratuar ndryshimet përkatëse në VKM nr. 575 të vitit 20213, duke

ngelur ndryshimet e propozuara por duke u shtuar disa afate.

 

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, në lidhje me projektin “Për

ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe

prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”, me shkresën mx.

13118/9 prot datë 06.04.2017 është shprehur pa komente, për vazhdimin e procedurës

koncensionare, përsa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia

Tiranë, por duke i kërkuar të vlerësohen me prioritet maksimal disa qësh[je si kostot

buxhetore që mund të lindin si pasojë e materializimit të risqeve të ndryshimit të kursit të

këmbimit dhe atij’ nga infiacioni; Marrjen e miratimit nga MEI, Marrjen e miratimit nga

njësitë e qeverisjes vendore. Në këtë procedurë minimalisht nuk duhet të ishte mjaftuar me

pëlqimin vetëm të njërës bashki që prekej nga ky projekt.

 

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8619/1 prot datë

07.05.2O58 drejtuar Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, është shprehur në parim dakord,

në lidhje me projekt vendimin “Për miratimin e RaP’ashikimit të financimit të nevojshë•• Ph r

plotësimin e detyrimeve kontraktore në kontratën e koncensionare nr. 6021 ref nr. 2894 datë

31.08.2017 “Për ndërtim lanedfilli, inceneratori dhe reabilitim i venddepozitimeve ekzistuese

në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”,

por duke kërkuar riformulim të disa pikave.

 

Në konkluzion, pasur parasysh, se të tre këto procedura kanë rezultuar me problematika të

theksuara që kanë sjell dëm në buxhetin e shtetit, ku tashmë për dy të parat, Elbasanin dhe

Fierin, kemi edhe vendimmarrje të gjykatave për dërgimin e pështjes për gjykim, qoftë në

lidhje rue shkelje ligjore të ndodhura në procedurat e ndjekura ashtu edhe në lidhje me

punime të pakryera, me pagesa fiktive, konstatohet se që në lindjen e këtyre procedurave e

deri në përfundimin e tyre dhe përsa kohë që edhe janë kryer pagesa në kohën që shtetasi

Arben AJunetaj ka ushtruar detyrën e Ministrit të Financave, tregojnë më së qarti se roli i

personit nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë i tillë që, përveqse nuk është bërë pengues,

ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për $do miratim të

dhënë prej tij.

 

Përve§ sa parashtrohet në relacionin që i bashkalidhet kësaj kërkese, që mbështesin dyshimin

e arsyeshëm mbi komipsionin pasiv të personit nën hetim Arben Ahmetaj, kryer si më lart

10 cituar, i realizuar përkundrejt sjelljes që duhet të mbante dhe ka mbajtur për këto procedura

koncensionare, realizuar për shkak të marrëdhënies së ngushtë që personi nën hetim Arben

Ahmetaj ka pasur me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, vlerësojmë të evidentojmë se:

Sjellja e tij, në drejtim të përfundimit me sukses të kontratave koncensionare, në favor të

shoqërive të kontrolluara drejtëpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Mirel Mërtiri

dhe Klodian Zoto, ekziston dyshimi se është shoqëruar edhe me kontakte të drejtëpërdrejta

me punonjës/funksionarë të përfshirë në këto procedura koncensionare, ku vetë apo

nëpërmjet vartësve të tij, ka ushtruar presion, duke kërkuar realizimin me sukses të

procedurave koncensionare, pavarësisht mangësive që paraqisnin.

 

Shtetësja Sidita Kopliku (Temali), anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës

koncensionare të Tiranës, si përfaqësuese e Atrako, në deklarimin e saj më datë 07.07.2023,

ka deklaruar se ka pasur presione nga titullarja e e institucionit, Agjensisë së Trajtimit të

Koncensioneve, konkretisht shtetësja Rovena Beqiraj, ku prej saj nxitej që procedura

koncensionare për Tiranën të finalizohej me sukses. Gjithashtu sqaron se, kur ka qenë pjesë e

procedurës koncensionare në lidhje me Durrësin ku do të ndërtohej një landfill, si anëtare

komisioni, një këshilltar i ministrit Arben Ahmetaj, e ka njoftuar që e kërkonte ministri Arben

Ahmetaj në zyrë. Ka shkuar tek zyra e ministrit Arben Ahmetaj, në paradhomë, ku sekretarja i

ka kërkuar të linte telefonin aty, dhe më pas është futur në zyrën ku ndodhej ministri Arben

Ahmetaj, e shoqëruar nga këshilltari. Në zyrë kanë qenë vetëm të tre, pra Sidita, këshilltari

dhe ministri Arben Ahmetaj. Ministri Arben Ahmetaj i ka kërkuar që, në lidhje me

procedurën e Durrësit, Sidita ta shikonte dhe ta vlerësonte me pozitivitet, në drejtim të

përfundimit me sukses të saj. Sidita këtë takim e ka vlerësuar si formë presioni pasi titullar të

drejtëpërdrejtë ajo kishte kryetarin e Atrako-s. Pas kësaj situate, edhe në rastin e procedurës

koncensionare të Tiranës, Sidita është ndjerë në presion për shkak të asaj që kishte ndodhur

për Durrësin dhe pasur parasysh edhe nxitjen e kryetares Rovena Beqiraj që kjo procedurë

koncensionare e Tiranës të realizohej me sukses.

 

Duke sjellë në vëmendje se, vepra penale e korrupsionit, është një vepër penale që gjen

zbatim edhe ndaj funksionarit që kërkon ose merr drejtëpërdrejtë ose tërthorazi çdo lloj

përfitimi të parregullt apo qoftë edhe premtimin për një përfitim të tillë, për vete ose të tretë

apo pranimi i ofertës ose premtimit që vjen nga përfitimi i parregullt, quhet e konsumuar në

raport me sjelljen që ka pasur funksionari në kuadrin e ushtrimit të funksionit të tij,

qoftë kjo sjellje edhe sipas ligjit fra e pashoqëruar me shpërdorim detyre), vlerësojmë se

në rastin konkret është konsumuar plotësisht vepra penale e komipsionit pasiv nga

funksionari i lartë personi nën hetim Arben Ahmetaj.

 

Gjithashtu, nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshem,

i mbeshtetur ne prova, se shtetasit Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe

fituar pronesine që në vitin 2019, të një vile të identifikuar si vila me nr 73 ndodhur në Green

Coast, Palasë, e porositur me kontratë sipërmarrje nga shoqëria Inerte Express sh.p.k., me

ortak shtetasin Mond Bega, kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë,

shtetases Elda Dinaj, mikeshë e ngushtë e shtetases Albina Mançka. Kjo vilë nuk është

deklaruar ndonjëherë në deklaratat e pasurisë që shtetasit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka

kanë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit

të Interesave. Deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se kjo vilë

është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit