Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij.
Gazetarja Elja Zotka u shpreh se nga komunikimi që kishte pasur me avokatët e Ahmetajt, Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori i kishin thënë se nuk kishin dijeni për vendndodhjen e ish-zv/kryeministrit.
“Po në fakt kam komunikuar me të dy avokatët e tij, por të dy zyrtarisht thonë se nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen e zotit Ahmetaj. Pra askush deri në këto momente nuk di nëse zoti Ahmetaj ndodhet në Shqipëri apo jashtë territorit të Shqipërisë”.
Sherr në Këshillin e Mandateve, Ahmetaj mungon, PD: Hapni dyert