Artisti dhe skulptori i njohur shqiptar, Agim Rada ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 70-vjeçare.
Rada vuante nga problemet me mushkëritë dhe prej 2 ditësh ndodhej në spital ku dha edhe frymën e fundit.
Rada ka dhënë një kontribut shumë të madh në skulpturë ku skaliti në bronz personalitete si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Petro Marko dhe shumë të tjerë.