Ditën e sotme policia e Pogradecit ka vijuar operacionin “Plazh i lirë” ku ka bërë të mundur procedimin penal të një administratori pasi kishte vendosur përgjatë bregut të liqenit shezlongë dhe çadra pa lejen përkatëse.
Për veç procedimit policia ka sekuestruar 21 shezlongë dhe çadra. Sipas njoftimit të policisë administratori 66-vjeçar me inicialet H. M u procedua në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.