-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rruga drejt burgut! Sot vendoset për fatin e Arben Ahmetajt

Kryesoret

Pasditen e sotme në orën 16:00 sytë dhe veshët e të gjithëve do të jenë në Kryesinë e Kuvendit, ku do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetin Arben Ahmetaj.

Sipas kërkesës së SPAK, mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Deputetit Ahmetaj i është kërkuar nga Kuvendi që të jetë prezent përpara Këshillit, por ky nuk është një detyrim ligjor. Mund të përfaqësohet edhe me një avokat.

Një opsion tjetër është dhe dorëzimi vullnetar i mandatit nga Ahmetaj, çka do ta bënte të panevojshme mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në këto kushte, Kuvendi e vendos në dijeni SPAK-un dhe i hapet rruga arrestimit të deputetit.

Arben Ahmetaj akuzohet për tre akuza dhe se ka përfituar të paktën mbi 500 mijë euro, vila dhe udhëtime luksi nga bosët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit