Më 11 dhe 12 korrik, udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s do të takohen në Vilnius të Lituanisë, për të adresuar sfidat më urgjente për aleancën për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe parandaluese të NATO-s si dhe për të sjellë më afër grupit Ukrainën, sipas aleancës.
Lidhur me këtë ngjarje, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë një reagim në llogarinë e tij në Twitter.
“Mbledhja e NATO-s në Vilnius është një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik.
Vendimet e këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.
Shqipëria vazhdon të jetë e palëkundur në mbështetjen e përpjekjeve të Aleancës për të forcuar masat e ndëshkimit dhe mbrojtjes,” shprehet Begaj.
Albania remains steadfast in its commitment to supporting the Alliance’s efforts to strengthen deterrence and defense measures.#WeAreNATO
(2/2)
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 11, 2023