-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria e pesta në Europë, rënie e të lartë e popullsisë që nga vitet 1990

Kryesoret

Shqipëria renditet ndër shtetet që kanë humbur më shumë popullsi që pas viteve ’90, kur filluar dhe ndryshimet e vrullshme politike, ekonomike e demografike.

Eurostat ka publikuar në ditën e popullsisë të dhëna për ecurinë e popullsisë së shteteve të Europës.

Në vitin 2023, në krahasim me vitin 1990, popullsia në Shqipëri është reduktuar me 15.1%, duke zbritur në 2,761,785 banorë, nga 3,254,541 që ishte përpara se të fillonte cikli i emigracionit dhe plakja graduale e popullsisë.

Me këto ritme, Shqipëria renditet e pesta në Europë (pa përfshirë vendet e ish Bashkimit Sovjetik) për ritmet e larta të reduktimit të banorëve të saj.

I pari në Europë është Bullgari, që ka parë një rënie të popullsisë me 26.4%, që nga 1990-a, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina, me 22.4%. Bosnja kishte një rënie të ndjeshme në vitet e para të ’90, si rrjedhojë e konflikteve rajonale. E treta është Kroacia, me rënie 17.9% dhe e katërta Rumania me 17.9% tkurrje.

Ndryshe nga Europa Lindore, ajo perëndimore e ka rritur popullsisë, pasi ka qenë pritëse e emigrantëve që kanë ardhur nga vendet e Lindjes. Në Bashkimin Europian me 27 anëtarë, popullsia është rritur me 7.3% që nga viti 1990.

Në Shqipëri, emigracioni dhe plakja graduale e popullsisë kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar tendencën tkurrëse./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit