-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyrja e seancës së Këshillit të Mandateve, “shpërthen” Bardhi: Maxhoranca ndihmoi…!

Kryesoret

Pas mbylljes së mbledhës së Këshillit të Mandateve dhe shtyrjes për ditën e nesërme në 16:00, flet Gazment Bardhi:

“Mbledhja e Këshillit filloi me një kërkesë të deputetëve të opozitës që mbledhja të ishte e hapur për mediat. Kishte kërkesë të SPAK që mbledhja të ishte zhvilluar me duar të mbyllura. Ishte Këshilli i Rregullores që e vendoste.

Shtyhet për nesër mbledhja e Këshillit të Mandateve, avokatët e Ahmetajt kërkuan kohë!

 

Maxhoranca e mori vendimin pa votim të Këshillit dhe mbledhja vijoi me dyer të mbyllura. Media duhet ta ndiqte seancën. Ashtu siç ishte paralajmëruar për t’i dhënë kohë Ahmetajt, që nga avokatët u konfirmua se ai ndodhej jashtë Shqipërisë. Në një tentativë të paligjshme të maxhorancës u vendos që të shqyhej seanca e Këshillit. Synohet që autorizimi të jepet javën që vjen.

Kjo është një ndihmë për Ahmetajn për t’u fshehur nga drejtësia. Kuvendi duhet të lejonte sot prokurorinë, ti jepte autorizimin për Ahmetajt, pastaj Gjykata vendoste. Unë kam pyetur nëse ai është në Shqipëri apo në Kanada dhe nuk kam pasur përgjigje nga drejtuesi i SPAK.

E rëndësishme është se informacioni që ne kishim, u konfirmua prej avokatëve të tij se Ahmetaj nuk ndodhej në Shqipëri. Duhet të keni parasysh se nga data e kërkesës së SPAK deri sot që ka mbërritur në Kuvend, ka qenë kohë e mjaftueshme që Ahmetaj të largohej”, u shpreh Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit