Në dosjen voluminoze të SPAK-ut me provat kundër Arben Ahmetajt theksohet se ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani nuk pranoi që të firmoste procedurat për inceneratorin e Fierit. Por me shkarkimin e Canit në krye të ministrisë shkoi Ahmetaj që hapi rrugën për projektin korruptiv që tani do ta çojë me shumë mundësi pas hekurave.
LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt
“Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016 është shprehur se janë përmbushiir në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM nr. 57572013 i ndryshuar në lidhje me vijimin e procedurave të koncensionit, në rastin e projektit koncensionar të Fierit të sipërcituar, miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish Ministrit të Financave shtetasit Shkëlqim Cani, duke pasqyruar si mangësi përveç detyrimit që në zbatim të nenit 22 të VKM nr. 575/2013 autoriteti kontraktor (Ministria e Mjedisit) duhet të garantojë mbulimin e kostove financiare, brenda tavaneve afatmesme të miratuara të shpenzimeve të saj” thuhet në dosje.
DOSJA/ Të gjithë manovrat dhe shkeljet e Ahmetajt për favorizuar inceneratorët