Dashi
Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do filloni të bëni edhe plane për të ardhmen në çift dhe do qëndroni më afër atij që dashuroni. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë duhen shmangur shpenzimet e ekzagjeruara.
Demi
Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të moderuar gjatë kësaj dite. Beqarët do jenë gati të bëjnë edhe sakrifica vetëm e vetëm për të gjetur princin e tyre. Financat do jenë të paqëndrueshme.
Binjakët
Do e vuani mjaft lënien pas dore nga partneri/ja juaj sot dhe në një moment mund të mendoni të shihni dikë tjetër. Beqarët nuk do jenë shumë me fat as sot dhe do mbeten sërish me të njëjtin status. Financat duhen pasur më tepër në vëmendje dhe duhen menaxhuar me maturi.
Gaforrja
Rutina do e pushtojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot dhe nuk pritet asgjë interesante. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë aspak personave që do i joshin sot sepse do përballen me zhgënjime. Financat fatmirësisht do jenë të mbrojtura.
Luani
Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë kësaj dite. Beqarët do fillojnë aventura të reja, por afatshkurtra. Në planin financiar mos u tregoni aspak impulsivë nëse nuk doni të keni probleme.
Virgjëresha
Do jeni shumë të qartë për atë që doni sot dhe do flisni pa druajte me partnerin/en. Beqarët do kenë disa takime, por vetëm njeri do i emocionojë së tepërmi. Njihuni mirë para se të hidhni hapa. Buxhetin do e menaxhoni më së miri.
Peshorja
Falë mbështetjes së Venusit jeta juaj në çift do kalojë një fazë mjaft euforike sot. Beqarët do ndihen mirë edhe me statusin që kanë. Financat do jenë goxha problematike dhe kjo do iu shqetësojë pa masë.
Akrepi
Partneri/ja juaj do ridashurohet me ju sot duke parë sjelljen, por edhe sharmin e finesën që do keni.Beqarët do kenë takime impresionuese nga të cilat mund të fillojnë histori dashurie afatgjata. Financat nuk do jenë aq të mbrojtura, shpenzoni me maturi.
Shigjetari
Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe dashurohuni ashtu si ta ndjeni. Takimet do jenë të shumta për beqarët, por asnjeri prej tyre nuk do jetë në lartësinë e duhur sa për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Financat do jenë shumë delikate.
Bricjapi
Jeta juaj në çift do jetë mjaft e animuar gjatë kësaj dite dhe do ndiheni për mrekulli në krahët e atij që dashuroni. Për beqarët do ketë surpriza pa fund. Situata financiare do ndërlikohet së tepërmi nëse ju shpenzoni kuturu.
Ujori
Kujdesuni më tepër sot për atë që keni në krah sepse po e latë pas dore marrëdhënia në çift do jetë problematike. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm.
Peshqit
Do i kaloni të gjitha vështirësitë që keni pasur në çift dhe do e mendoni me më tepër optimizëm të ardhmen. Beqarët do arrijnë të bëjnë për vete cilindo person që do pëlqejnë. Mos merrni asnjë hua për te stabilizuar buxhetin sepse kjo do iu krijonte më tepër probleme.