-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Washington Post”: Arben Ahmetaj rrezikon dënimin deri në 12 vite burg

Kryesoret

Kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, Arben Ahmetaj, është pasqyruar edhe në mediat botërore.

Washington Post” në Amerikë ka shkruar gjithashtu në lidhje me këtë çështje, duke thënë se Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e tij me akuzat për korrupsion, mos deklarim pasurie dhe të tjera krime penale.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ngarkuar me ndjekjen e zyrtarëve të lartë, bëri publike kërkesën e saj për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Ahmetaj, 54 vjeç, ishte zëvendëskryeministër dhe gjithashtu shërbeu si ministër i Financave dhe Ekonomisë në dy kabinete të mëparshme të kryeministrit socialist, Edi Rama.

Si ligjvënës, Ahmetaj ka imunitet parlamentar që do të thotë se parlamenti së pari duhet të bjerë dakord për arrestimin e tij përpara se të ndërmerret ndonjë veprim për ndalimin e tij. Ndërkohë, gjatë hetimeve janë sekuestruar përkohësisht dy vila që i përkasin Ahmetajt.

Ai po hetohet gjithashtu për kontrata koncesionare për menaxhimin e mbetjeve publike, një shqetësim serioz për qeveritë e Shqipërisë dhe një prioritet kryesor në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Një tjetër ish-zyrtar dhe disa zyrtarë aktualë, së bashku me dy biznesmenë, janë në gjyq për të njëjtat kontrata.

Nëse do të gjykohej dhe dënohej, Ahmetaj mund të përballet me deri në 12 vite në burg,” shkruan “Washington Post”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit