-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E frikshme, avioni përplaset fort me tokën dhe del nga pista gjatë uljes / VIDEO

Kryesoret

Një avion pasagjerësh është rrëzuar gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar të Mogadishu, në Somali, por fatmirësisht nuk raportohet për humbje jete.

Momenti i uljes së avionit që për pak u kthyer në tragjedi, është filmuar nga kamerat. Avioni shihet duke bërë një rrëshqitje dramatike përgjatë pistës së aeroportit “Aden Adde” më 11 korrik.

Më pas avioni përplaset me një gardh me rrjetë që ndan kufizon pistën. Krahu i tij bie fillimisht në kontakt me gardhin, duke bërë që avioni të rrotullohet disa herë.

30 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit në bord kanë mbijetuar, me vetëm dy prej tyre që raportohet se janë lënduar lehtë dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Përplasja raportohet të jetë shkaktuar nga defekti i një pajisje që ndihmon në uljen e avionit. Mësohet se avioni ishte në një fluturim brenda vendit dhe vinte nga Puntland, Somalia veriore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit