Gjykata në Itali ka dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin, Emirjon Margjinin për vrasjen e Roberto Mottura në vitin 2021 në Torino.
Për veç autorit është dënuar edhe bashkëpunëtori i tij po shqiptar, Mërgim Lazri i cili u dënua me 16 vite burg.
Gjykata urdhëroi një dëmshpërblim të menjëhershëm për familjen e viktimës, me vlerë prej 300 mijë eurosh.
“Nuk do ketë kurrë drejtësi, im bir nuk ka më një baba”, ishte komenti i dëshpëruar i bashkëshortes së Mottura-s, shkruan Corriere Della Sera.