Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka dorëzuar kërkesën e tij në gjykatën e Lartë ku kërkon që ndaj tij të merret masa “arrest në shtëpi”.
Alla që në momentet e para të arrestimit të tij ka shprehur shqetësimin e tij me zemrën dhe e justifikon masën e arrestit të shtëpisë me problemin e tij shëndetësor.
Kërkesa mësohet se është dorëzuar dy ditë më parë ku për veç Allës kërkohet që masa arrest në shtëpi të përfshijë edhe 11 personat e tjerë në hetim.
Ish-kryebashkiaku për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nën hetim janë edhe 11 persona të identifikuar si Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Rasim Daci, Dali Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku të cilët presin vendimin e kërkesës së Allës për të marrë masën e arrestit në shtëpi.