Kupola iku, “ushtarët” në burg dhe njëri vdiq në qeli. Prej ditës së premte SPAK kërkon arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, por Kuvendi me drejtim dhe shumicë socialiste vazhdon zvarritjen.
LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt
Ndërkohë deputeti socialist që kishte bërë gati me kohë valixhet ia mbathi drejt Greqisë teksa shkresa e prokurorisë kundër tij ishte nisur për në Kuvend. Por ai nuk është i vetmi. Edhe bosët e tjerë të inceneratorëve kanë të njëjtin fat.
Po shijojnë arratinë. Madje po paguhen ende nga shteti me lekët e taksapaguesve edhe pse janë në kërkim. Prej kohësh tashmë Mirel Mërtiri, që konsiderohet si “truri” i aferës, Klodian Zoto, por edhe Stela Gugallja janë në kërkim.
Gugallja ndodhet në Vjenë, të tjerët nuk dihet. Tashmë atyre u është bashkuar edhe Arben Ahmetaj, i cili sipas SPAK-ut përfitoi prej tyre mbi 500 mijë Euro, vila dhe udhëtime luksi…
Manovra/ Si ia mbathi Ahmetaj nga Shqipëria? Sot beteja e dytë në Kuvend