Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen para nisjes së takimeve në ditën e dytë të Samitit të NATO-s ka folur edhe në lidhje me marrëveshjen e re të arritur për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Sipas Von Der Lezen Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbahen Udhërrëfyesit për të cilën janë pajtuar.
“Ka një plan të dedikuar dhe të qartë, një udhërrëfyes… U bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit.
Kjo është absolutisht vitale për të ecur përpara në mënyrë paqësore…Është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që kanë rënë dakord”, tha kryetarja e Komisionit Europian.