Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka arrestuar personin e fundit që ishte në kërkim për një dosje droge në Danimarkë. Ai është me inicialet N.N. Pak ditë më parë policia arrestoi dy persona të tjerë, pjesë e bandës shqiptare në Danimarkë, që vepronte edhe në pesë shtete të tjera për trafik droge, kokainë dhe kanabis. Banda vepronte në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.
Në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe dënuar nga Gjykata e Kopenhagen anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal midis të tjerësh shqiptarët; Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), Defrim Beck (Elbasani), Armando Doçaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, të cilët janë dënuar me burgim.
SPAK thotë se si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi). Ndërkohë në Shqipëri në kuadër të hetimeve paraprake të zhvilluar ndaj anëtarëve të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal rezulton se janë dënuar me burgim Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani.