Këshilli i Mandateve prej orës 16:00 të pasdites se sotme po vijon mbledhjen e dytë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, me përfaqësuesit ligjor të ish-zv/kryeministrit që po parashtrojnë argumentet mbrojtëse.
Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi pyeti kreun e SPAK-ut “A rezulton që në udhëtimet e Arben Ahmetajt të ketë qenë edhe Damian Gjiknuri?”.
LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt
Disa pyetje, Bardhi i kishte edhe për dy avokatët, Vishaj dhe Ligori të Ahmetajt, “pse ka gënjyer Ahmetaj për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton?
Nëse klienti juaj do ishte prezent, do të ishim mirëkuptues, por ai nuk ndodhet në Shqipëri. Keni prova për ligjshmërinë e pasurisë?”.
Mbledhja e sotme vjen pas asaj të djeshme që zgjati për 4 orë dhe u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.
Prapaskenat e zvarritjes së PS-së/ A po negociohet dorëzimi i Ahmetajt?